Shqipëria në avantazh 1-0 ndaj Finlandës, Ernest Muçi gjen rrugën e rrjetës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shqipëria ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Finlandës në ndeshjen e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Golin e parë të takimit e ka shënuar Ernest Muçi në minutën e 35-të, duke zhbllokuar sfidën dhe duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

Një mbrojtës largoi topin me kokë, i cili përfundoi në këmbët e Muçit jashtë zonës. Sulmuesi e kontrolloi dhe më pas lëshoi një gjuajtje të menjëhershme drejt cepit tjetër të portës së Finlandës.

Takimi ka nisur në orën 20:45 dhe është një përballje me rëndësi të veçantë për kreun e Grupit C1. Vendi i parë garanton ngjitjen në një ligë më lart, një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Europianit, si dhe një vend të sigurt në fazën play-off të këtij turneu.

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka bërë pak ndryshime në formacion, duke ruajtur skemën e skuadrës. Në krahun e majtë, Pilo dhe Mitaj janë pozicionuar në të njëjtin krah, me lojtarin e AEK-ut më të avancuar.

Në portë është rikthyer Etrit Berisha, i cili mungoi pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë ndaj finlandezëve. Rikthim në formacion ka pasur edhe për Qazim Laçin, që mungoi në ndeshjet e mëparshme për shkak dëmtimi.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Ramadani, Asllani, Pilo, Laçi, Muçi, Manaj.

Trajner: Rolando Maran.

Finlanda: Hradecky, Stani, Tenho, Keskinen, Kallman, Koski, Mahuta, Antman, Valta, Marhiev, Jensen.

Trajner: Jakob Friis.

Zhvillimet minutë pas minute
35′ GOOOL SHQIPËRIA! Ernest Muçi zhbllokon rezultatin dhe kalon kuqezinjtë në avantazh 1-0 ndaj Finlandës.

17′ Dy skuadrat janë shumë të hapura në fushë, duke lënë hapësira veprimi në qendër.

13′ Një ndërhyrje e vëmendshme e Pilos në zonë shmang rrezikun para portës së Etrit Berishës.

6′ Asllani provon të gjuajë nga e majta, por tentativa e tij kalon mbi traversën e portës së Hradecky.

1′ Shqipëria del menjëherë në sulm me Pilo nga krahu i majtë. Pasimi i tij gjen Laçin, por mesfushori e dërgon topin jashtë kuadratit.

1′ Nis sfida Shqipëri-Finlandë në stadiumin “Air Albania”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër