Shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit sepse i tha të qetësohej

Nga Xh M
551 e lexuar
A+ A-
Rivendos

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belgjikë. Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri pronarin e restorantit ku po darkonte. Ngjarja ndodhi, pasi shqipari po zihej me të dashurën e tij.

Pronari i restorantit shkoi te tavolina për t’u kërkuar që të qetësoheshin, pasi aty ishin edhe klientë të tjerë. Kur ai tentoi të thërriste policinë, shqiptari nxori një pistoletë dhe e goditi atë në qafë.

Mediat shkruajnë se ai nuk ishte i dehur, pasi atë mbrëmje kishte porositur vetëm kola. Policia konfirmon incidentin, por nuk mund të japë më shumë detaje për hetimin.

Artikulli i plotë nga HLN

“Papritmas nxori një pistoletë nga pantallonat dhe e drejtoi ndaj meje”. Mehmeti, 45 vjeç, nuk e kishte menduar kurrë që ndërhyrja e tij në restorantin e tij në Zele të Belgjikës do të përfundonte kështu. Ai i kërkoi një klienti të qetësohej kur ky po grindej me të dashurën e tij, por papritmas u godit nga një plumb në qafë. “Në atë moment, kam kapur vetë pistoletën për të parandaluar më të keqen,” thotë Mehmeti.

Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 20:30 në restorantin Yega, në qendër të qytetit Zele. Një burrë shqiptar po hante atje me të dashurën e tij. Çifti papritmas u grind dhe u thanë fjalë të rënda. Pronari i restorantit shkoi te tavolina për t’u kërkuar që të qetësoheshin, pasi aty ishin edhe klientë të tjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër