Shtetasi serb e rrahë gruan në Kumanovë, policia e arreston

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Sipas burimeve të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) të Kumanovës, shtetasi i Serbisë 39-vjeçari me iniciale O.I., është arrestuar mbrëmë nga policia, pas denoncimit paraprak se ka ushtruar dhunë në familje.

Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se ngjarja e këtillë ka ndodhur “më datë 14 shkurt”, kurse është paraqitur në polici rreth orës 2:00 pas mesnate.

“…është arrestuar personi me iniciale O.I. (39) nga Republika e Serbisë, me vendbanim në Kumanovë, për shkak se fizikisht e ka sulmuar gruan e tij 31-vjeçare, duke e kërcënuar edhe me mjete të mprehta”, thuhet në buletinin e Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë.

Menjëherë pas intervenimit të policisë, shtetasi serb është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor.

artikuj të ndërlidhura