Shkujp, 26 janar – EURODIZEL (D-E V) nga mesnata do të rritet çmimi për 1,00 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 0,50 denarë për litër. Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk do të ndryshojnë, njoftoi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Çmimi i ri i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 67,50 denarë, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë 1 (EL-1) 66,50 denarë për litër.
Për 0,112 denarë shtrenjtohet edhe Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të shitet për 33,099 denarë.

