Gashi: Miratohet raporti financiar dhe operativ për Programin për Mbështetje Parlamentare

Nga admin
487 e lexuar

Shkupi, 26 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është realizuar mbledhja e pestë e Këshillit Drejtues të Programit për Mbështetje Parlamentare.
“Realizuam mbledhjen e pestë të Këshillit Drejtues të Programit për Mbështetje Parlamentare, gjatë së cilës miratuam Raportin Financiar dhe Operativ për zbatimin e Programit për Mbështetje Parlamentare për vitin 2025.
Takimi konfirmoi angazhimin e Kuvendit për të vijuar me përkushtim planet e ardhshme që synojnë avancimin e digjitalizimit, rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, si dhe ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm në fushën e sigurisë, kulturës dhe mbikëqyrjes parlamentare”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër