Siljanovska Davkova priti laureatin, fituesit e çmimeve dhe organizatorët e Mbrëmjeve të 63-ta strugane të poezisë

nga Xh M

Shkup, 23 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti laureatin dhe fitues i Kurorës së Artë në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 2024, Zhan Pjer Simeon, fituesen e çmimit “Vëllezërit Molladinovci”, Katica Qulavkova, fituesen e çmimit “Urat e Strugës”, Katrin Pic dhe fituesen e çmimit “Struga e Re”, Filipa Sara Popova, informojnë nga kabineti i presidentes.

Në takim morën pjesë Todorçe Tasevski, drejtor i Mbrëmjeve Strugane të poezisë, Elizabeta Sheleva, kryetare e Bordit Drejtues të festivalit dhe Jordan Plevnesh ish ambasador i Maqedonisë në Francë dhe laureati i poezisë Zhan Pjer Simeon.

Në takim, presidentja uroi laureatin e sivjetëm, poet, dramaturg dhe eseist francez Zhan-Pjer Simeon dhe fituesen e çmimit “Vëllezërit Milladinovci”, akademiken Kativa Qulavkova, duke e theksuar kontributin e tyre të rëndësishëm krijues, letrar dhe poetik, si dhe poetet e reja Katrin Pic dhe Filipa Sara Popova, duke shprehur bindje se këto çmime prestigjioze do të paraqesin inkurajim dhe nxitje për sukseset e tyre të mëtutjeshme ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More