Situata me zjarret mbetet shqetësuese, shpresat te reshjet e shiut

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Situata me zjarret mbetet shqetësuese. Zjarre janë përhapur në disa zona duke paraqitur rrezik për mjedisin.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë njoftuar që janë regjistruar gjithsej 12 zjarre në hapësira të hapura, 5 prej të cilave vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa autoritetet në terren po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e tyre. Zonat që përballen me zjarre janë: Komuna e Strugës, e Makedonski Brodit, Komuna e Çuçer Sandevës, Komuna e Kriva Pallankës si dhe një fshat në Komunën e Gostivarit.

Stojançe Angellov nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim tha se rreziku vazhdon të jetë ende i lartë.

“Rreziku i zjarreve në hapësira të hapura është ende shumë i lartë. Gjatë ditës së djeshme patëm të paktën 34 zjarre në hapësira të hapura. Rreziku vazhdon edhe sot, megjithëse Enti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar reshje shiu në pjesët perëndimore të vendit, por në pjesët e tjera të vendit akoma ekziston rrezik. Për momentin kemi zjarre alarmante në hapësira të hapura”, tha Stojan­çe Angellov.

Nga Enti Hidrometeorologjik kanë paralajmëruar se në ditët e ardhshme priten vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Një situatë e tillë pritet të ndihmojë në shuarjen më të shpejtë të zjarreve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër