Situata mes Granit Xhakës dhe Chelseat?! Sot tentohet një tjetër takim

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të përfolur gjatë merkatos së verës.

Mesfushori gjendet në SHBA me Kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës, por përfaqëesuesit e tij janë në Londër duke biseduar për një marrëveshje gjigante.

Xhaka është shumë pranë Chelseat, dhe ashtu siç është raportuar nga Sky Sport, ai tashmë ka arritur marrëveshje me Blutë e Londrës.

Megjithatë, dje skuadra e Sunderlandit ka refuzuar ofertën e parë prej 8 milionë funtave.

Siç raportohet nga “Plettigoal”, sot pritet të ketë një tjetër takim mes drejtuesve të Chelseat dhe skuadrës së “Maceve të Zeza”.

artikuj të ndërlidhura