Skandal: Pushteti BDI-Danella, certifikatat për këshilltarët e ri i ka përgatitur vetëm maqedonisht

nga D. V.

Shkup, 29 tetor – Sot në mesditë ka filluar shpërndarja e certifikatave për këshilltarë në Qytet te Shkupit, por ajo që ka rënë në sy është se të njëjtat janë përgatitur nga tashmë ish pushteti BDI – Danella vetëmse në maqedonisht.

Ky skandal ka ngjallur revoltë, por siç merret vesh është bërë me qëllim nga drejtuesit e kaluar të komunës për të krijuar tensione katër ditë para zgjedhjeve.

Këshilltarët e AKI-së mësohet se janë shprehur të revoltuar, por nuk kanë pasur se kujt t’i ankohen pasi që gabimin e kanë bërë drejtuesit në ikje në Qytetin e Shkupit që janë nga radhët e tyre, Danella Arsovska dhe Levica.

Siç dihet, në zgjedhjet e fundit në qytetin e Shkupit VLEN-i dhe AKI siguruan nga 6 këshilltarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More