Sot protestojnë punëtorët e KEK-ut

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje punëtorëve të të gjitha divizioneve të KEK-ut që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër, më 12 nëntor, para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues në Toskanë.

Protesta është caktuar të nisë në orën 11:00 dhe vjen pas, siç thuhet në komunikatën e sindikatës, mungesës së përgjigjes pozitive nga menaxhmenti dhe Bordi Drejtues ndaj kërkesave të paraqitura më herët nga përfaqësuesit e punëtorëve.

Përmes një komunikate të nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Re, Xhelal Jashari, theksohet se punëtorët e KEK-ut përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe të rrezikshme pune në miniera e termocentrale, përfshirë ekspozimin ndaj pluhurit, temperaturave ekstreme dhe rrezikshmërisë së lartë, pa u kompensuar financiarisht në mënyrë të dinjitetshme.

Kërkesat kryesore të punëtorëve janë:

Caktimi i një page të dinjitetshme për të gjithë punonjësit;

Ekzekutimi i pagës së 13-të;

Përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës.

SRKEK u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të DPQ-së, TC Kosova A, TC Kosova B dhe Sigurisë Fizike që të bashkohen në protestë për të kërkuar realizimin e të drejtave të tyre.

“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e sindikatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër