Shkup, 21 gusht – Një deklaratë e kardiologut të njohur Dr. Sashko Kedev, se nëpër spitalet private kryhen intervenime kirurgjikale pa pasur fare nevoj ka shkaktuar “tërmet” në opinionin vendas. Kedev tha se hapet gjoksi i pacientëve, bëhen operacione të ndryshme pa qenë pacientët e sëmurë, dhe kjo e gjitha vetëm për përfitime financiare të spitaleve private. Nga Ministria e shëndetësisë kanë njoftuar se do të bëjnë isnpektime urgjente dhe do të mundohet t’i verifikojnë këto pretendime, shkruan “Zhurnal.mk”.
Por, kjo akuzë publike është një skandal shumë i madh dhe nëse ka indikacione për fakte të vërteta, atëherë organet përgjegjëse duhet të hetojnë me shpejtësi dhe me korrektësi.
Fatkeqësisht, ishte “sekret publik” se spitalet private e shohin pacientin si profit dhe jo si trajtim i duhur shëndetësor. Nëse me të vërtetë një person ka nevojë urgjente për shërim ose intervenim kirurgjikal, atëherë paratë e majme që jepen nëpër këto spitale dhe trajtimi ndaj pacientit mund të arsyetohen, por njerëzit të shihen vetëm si “euro”, kjo është përtej çdo logjike, shkruan “Zhurnal.mk”.
Në kujdesin shëndetësor ekzistojnë standarde profesionale, protokolle dhe procedura ligjore të përcaktuara qartë, si dhe organe kompetente përgjegjëse për zbatimin e tyre, dhe respektimi i integritetit profesional të punonjësve të kujdesit shëndetësor është i detyrueshëm, ashtu si edhe respektimi i të drejtave të pacientëve.
Vendimet për trajtimin bazohen në indikacionet klinike, por edhe në të drejtën për një mendim të dytë nga një mjek ekspert. Pacientët duhet të ndihen të inkurajuar të bëjnë pyetje, të kërkojnë sqarime dhe, nëse kanë një dilemë, të kërkojnë një mendim të dytë, sepse kjo është pjesë e praktikës pozitive mjekësore.
Që nga momenti kur u lejua që spitalet private të fitojnë mjete financiare nga buxheti i shtetit, u rritën “apetitet” për thithje sa më të madhe të pacientëve, ose më mirë thënë për rritje të profitit nga spitalet.
Nëse në spitalet publike, mjekët të thonë se nuk ka nevojë për panikë dhe nuk ka nevojë për intervenime kirurgjikale, pacienti menjëherë do të dyshojë se ai nuk po trajtohet ashtu siç duhet, sepse kolonat e gjata të pacientëve të detyropjnë të mendosh se mjeku vetëm po të “largon qafësh”. Pacientët pastaj drejtohen te spitalet private të cilët ua konfirmojnë dyshimet dhe pretendimet, dhe menjëherë fillojnë me teste të panevojshme, por shpesh edhe me operacione të panevojshme.
Pjesa më e madhe e aktivitetit të mjekëve nëpër spitalet private është konsulenca dhe dekurajimi i njerëzve nga ndërhyrjet e panevojshme. Ka një përhapje të institucioneve private, spitaleve, interesi i të cilave është fitimi. Këto janë gjëra lehtësisht të provueshme. Ka prova se qendra të caktuara duhet të mbyllen nga pikëpamja mjekësore, sepse nëse kjo do të ndodhte në Angli ose Amerikë, këta spitale do të ishte të mbyllura.
Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin veprime urgjente. Para së gjithash, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Shëndetësisë. Këto janë institucionet që paguajnë për këto ndërhyrje.
Problemi përveç profitit ka të bëjë edhe me probleme shumë serioze etike që lidhen me mënyrën e fitimit. Nuk duhet të ketë fitim në mjekësi duke i sakatuar e dëmtuar njerëzit e shëndoshë. Në shëndetësi ka shërbim ndaj njerëzve të sëmurë dhe jo profit nga hallet e njerëzve.
Aty ku ka ndërhyrje kirurgjikale, shpesh ka kosto shtesë, terapi shtesë, dhe ata pacientë nuk sjellin fitim. Ministria dhe Fondi, të cilët lëshojnë leje pune, duhet të monitorojnë se çfarë po bëhet në ato institucione.
Fatkeqësisht edhe vet shteti ose ministria e shëndetësisë ka faj në këtë problematikë të ngritur, sepse ata s’kanë kapacitete të mjaftueshme për mjekim dhe i detyron pacientët të shkojnë nëpër klinikat private. Në këtë mënyrë dëmtohet edhe buxheti i shtetit, dhe sigurisht edhe buxheti i fondit shëndetësor, shkruan “Zhurnal.mk”.
