Tiranë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur sot se në Spitalin Rajonal Shkodër është instaluar Skaneri i ri 64-slice CT, i pajisur me teknologjinë e avancuar të Angio-Skanerit.
Sipas ministrisë, ky skaner ofron imazhe me rezolucion të lartë, kohë më të shpejtë ekzaminimi dhe mundësi për diagnostikimin e avancuar të patologjive neurologjike, kardiovaskulare, pulmonare, abdominale dhe të rasteve urgjente.
“Një investim që përforcon kapacitetet diagnostikuese të Spitalit Rajonal Shkodër dhe përmirëson aksesin e qytetarëve në shërbime moderne shëndetësore, pranë vendbanimit të tyre”, thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Skaneri 64-slice CT është një pajisje imazherike e avancuar që realizon 64 prerje anatomike në një rrotullim të vetëm.
Procedura realizohet në pak sekonda dhe është ideale për raste urgjente që kërkojnë vlerësim dhe ndërhyrje të menjëhershme.
