Prishtinë, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për humbjen e 43 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, duke kërkuar që raporti i BE-së për Kosovën të merret më seriozisht, raporton Ekonomia Online.
Tahiri ka thënë se integrimi evropian kërkon angazhim dhe përgjegjësi më të madhe institucionale.
“Kosova është vend i vetë qe ka humbur 43 milion euro nga plani i rritjesë. Ju them juve si ministër dhe qeverisë heq dorë nga përgjegjësia e integrimit evropian keni shumë punë. Keni shumë punë të tjera. Merrni dikush nga kabineti, ngrini nivelin dhe merrni seriozisht këtë raport, i cili është raport i (raportin e BE-së për Kosovën) keq për venin”, tha ai.

