Takim i ministrit Mucunski me Qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga B.M
726 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Dubai u takuan me qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe – profesionistë të suksesshëm të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre japin një kontribut të rëndësishëm për ekonominë lokale.

Pas takimit, siç informoi Ministria, Mucunski theksoi se qytetarët e Maqedoisë së Veriut në diasporë përfaqësojnë një urë të rëndësishme midis shtetit amë dhe vendeve në të cilat jetojnë dhe punojnë, veçanërisht në fushat ekonomike dhe tregtare.

 Në takim u bisedua edhe për potencialin për thellimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me fokus në ekonomi dhe tregti, si dhe rolin dhe kontributin e diasporës në këtë proces.

Ministri i njohu të pranishmit edhe me aktivitetet e Qeverisë dhe Ministrisë që lidhen me diasporën, përfshirë Strategjinë për Përparimin e Bashkëpunimit me Diasporën, e cila është në fazën e saj përfundimtare, si dhe mundësitë për përfshirjen e tyre më aktive në nismat zhvillimore dhe ekonomike në shtet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër