Shkup, 26 prill – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Aggeler, gjatë ditës së djeshme ka vizituar zëvendës kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në ambientet e Qeverisë, shkruan Zhurnal.mk.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë jashtëzakonisht konstruktive, pune dhe miqësore, ku fokusi u vendos në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve partnere mes dy shteteve, qeverive dhe qytetarëve të tyre.
“Lufta kundër korrupsionit dhe përparimi drejt integrimit evropian nuk kanë alternativë. Ky ishte mesazhi që përcolla sot në një takim të rëndësishëm me ambasadoren e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, një aleate dhe mike e madhe e vendit tonë, tha zv. kryeministri Izet Mexhiti, pas takimit me Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angela Aggeler
Sipas tij, në takimin u theksua rëndësia e partneritetit strategjik që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me ShBA-të, në nivel bilateral edhe multilateral, veçanërisht mbështetja e vazhdueshme që ShBA i jep realizimit të prioriteteve strategjike të Maqedonisë së Veriut.
Nga ana e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti u konfirmuan dhe u ritheksuan përkushtimet e Qeverisë për vazhdimin e reformave në drejtim të përmbushjes së proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. U nënvizua edhe niveli i shkëlqyer i bashkëpunimit mes dy vendeve në NATO, si një parakusht thelbësor dhe i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Por cila ishte porosia diplomatike e një vizite të tillë?
Edhe pse duket i rëndomtë një takim i tillë, nga shikimi kritik diplomatik ka një domethënie të veçantë. Në momentet kur ka dilemma se cila rrugë duhet të ndjeket, një porosië e miqve është mjaft e rëndësishme. Diplomacia funksionon me mesazhe, dhe takimi i djeshëm ka një mesazh të qartë, se kjo qeveri është në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojë ashtu siç duhet.
Ëshë dukshëm e qartë se SHBA ka fituar besimin dhe i ka dhënë shansin kësaj qeverie që të zhvilloj reformat në drejtësi dhe sigurisht të rrisë nevojën për rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet dhe procedurat gjyqësore.
Kjo qeveri ka kuptuar se lufta kundër korrupsionit në shtet është një parakusht thelbësor për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe pikërisht puna e deritanishme në këtë drejtim ka bërë që SHBA të mbështesë çdo përpjekje për një shtet me duar të pastërta.
VLEN ndër meritat kryesore e ka edhe sigurinë që iu ka dhënë SHBA-ve se nuk ka ndryshim në realizimin e projekteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, të cilat janë prioritet i qeverisë por janë edhe interes i faktorit ndërkombëtar.
Ky takim lë të kuptohet, se qeveria aktuale ka mbështetjen e partnerit strategjik, SHBA-ve, ndërsa takimi me zv.kryeministrin Mexhiti është mesazh i qartë se koaliconi VLEN e ka mbështetjen e fuqishme edhe në të ardhmen.// Zhurnal.mk