Tarran takon drejtorin e EBU: Forcim i medias publike në Shqipëri

Nga D. V.
893 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjendja e medias në Shqipëri, ishte në qendër të takimit që kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran zhvilloi me drejtorin e Përgjithshëm të European Broadcasting Union (EBU), Noel Curran.

Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për rolin e transmetuesit publik RTSH dhe zhvillimet dhe reformat e fundit në fushën e medias

Ambasadori Tarran vlerësoi rëndësinë e forcimit të medias publike dhe të garantimit të standardeve profesionale në gazetari, si elementë kyç për funksionimin e një shoqërie demokratike.

Duke vlerësuar përputhjen mes punës së EBU-së dhe mandatit të Prezencës së OSBE-së për të forcuar median publike dhe për të çuar përpara lirinë dhe pluralizmin e medias, të dyja palët ranë dakord të shqyrtojnë mundësi për bashkëpunim më të afërt në këto fusha.

Drejtori i përgjithshëm i Unionit Evropian të Transmetuesve Publikë (EBU), Noel Curran, zhvilloi edhe një vizitë në Radio Televizionin Shqiptar, ku u prit nga drejtoresha e Përgjithshme, Eni Vasili. Gjatë takimit, Curran u njoh nga afër me sfidat dhe situatën komplekse që po kalon media publike në vend.

Në kuadër të kësaj vizite, drejtori i EBU-së, i shoqëruar nga drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili, pati një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër