Shkup, 12 qershor Zhurnal.mk – Në kinemanë Cineplex në Shkup, më 17 qershor pritet të fillojë Festivali i filmit francez “Korzika në fokus”. Ngjarja do të fillojë prej orës 19:00, ndërsa do të zgjatë deri më 20 qershor.
Në këtë Javë pritet shfaqja e katër filmave të rëndësishëm, duke përfshirë filma bashkëkohor francez. Gjatë kësaj Jave planifikohen takime me aktorë e regjisorë francez dhe vendas.
Të mërkurën, enjten dhe të premten filmat do të fillojnë prej orës 19:00, ndërsa të shtunën prej orës 20:30 në Kinotekë.
