Temperaturat e larta, edhe sot kufizime në autoudhë për automjetet mbi 20 tonë

Nga D. V.
1,252 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Temperaturat e larta që po mbizotërojnë kanë sjellë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, nga ora 11:00 deri në ora 17:30, ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Sipas ministrisë, kufizimi zbatohet për shkak se temperaturat e parashikuara arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkohë, qarkullimi i këtyre automjeteve në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse lejohet pa asnjë kufizim.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër