Tentoi të marrë kredi në emër të bashkëshortes, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

Nga D. V.
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një shtetas nga Shqipëria është arrestuar në Gostivar pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat personale të bashkëshortes së tij. Siç shkruan Tetovasot, më 10 mars rreth orës 13:20 në rrugën “Braqa Gjinoski” policia ka arrestuar F.L. (30) nga Shqipëria.

Ai dyshohet se ka tentuar të marrë kredi nga një kompani financiare duke përdorur të dhënat e bashkëshortes së tij 35-vjeçare, me të cilën ndodhet në proces divorci, pa pëlqimin e saj. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër