“The Wall Street Journal”: Irani nuk ka dërguar ende delegacion për bisedimet me SHBA-në në Pakistan

Nga D. V.
153 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teheran, 21 prill Zhurnal.mk – Irani nuk ka dërguar ende përfaqësues për bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Islamabad, raportoi sot media shtetërore iraniane, sipas “The Wall Street Journal”.

Sipas një raporti të transmetuesit shtetëror, as ekspertët për bisedimet paraprake dhe as delegacioni kryesor nuk kanë udhëtuar drejt kryeqytetit pakistanez.

“Autoritetet iraniane kanë theksuar se negociatat nuk mund të zhvillohen nën “kërcënime dhe shkelje të marrëveshjeve”, sipas medias shtetërore.

Sipas tyre, një raund i dytë bisedimesh me SHBA-në do të varet nga gatishmëria e Uashingtonit për të ndryshuar qëndrimet e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një nga çështjet kryesore mbetet bllokada detare amerikane ndaj anijeve dhe porteve iraniane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në platformën “Truth Social” se do ta mbajë në fuqi bllokadën derisa të arrihet një marrëveshje.

Sipas burimeve të sigurisë në Pakistan, Teherani ka kushtëzuar pjesëmarrjen në bisedime me heqjen e kësaj bllokade.

Armëpushimi dyjavor mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit pritet të përfundojë të mërkurën.

Trump deklaroi dje për “Bloomberg” se është “shumë e pamundur” që ai ta zgjasë armëpushimin pa arritjen e një marrëveshjeje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër