Thellimi i reformave, rrit energjinë dhe dinamizmin e zhvillimit

nga L. M

Ekonomia kineze mbetet e qëndrueshme gjatë vitit 2025 , duke ruajtur prirjen pozitive, forcat e reja prodhuese cilësore janë zhvilluar me ritëm të qëndrueshëm e Reforma dhe Hapja kanë shënuar hapa të rinj – u theksua në një mbledhje të nivelit të lartë në Pekin, kryesuar nga presidenti Xi Jinping.Pakësimi i rreziqeve në fushat kyçe ka bërë përparime të dukshme, dhe qëndrueshmëria e përgjithshme shoqërore është ruajtur. Mbledhja theksoi që puna ekonomike për vitin e ardhshëm duhet të përshpejtohet ndërtimi i një modeli të ri zhvillimi dhe të nxitet zhvillimi me cilësi të lartë. Duhet të ruhet parimi i përgjithshëm i përparimit duke ruajtur qëndrueshmërinë, të forcohen bashkërendimi midis punës ekonomike të brendshme dhe përpjekjeve ekonomiko-tregtare të jashtme, si edhe midis zhvillimit dhe sigurisë, të zbatohen politika makroekonomike më proaktive e efektive dhe të forcohet parashikueshmëria, fokusimi e bashkërendimi i politikave.
Mbledhja vuri në dukje që puna ekonomike e vitit të ardhshëm duhet të fokusohet në qëndrueshmërinë, përmirësimin cilësor dhe rritjen e efikasitetit. Kina do të vazhdojë të zbatojë një politikë fiskale më aktive dhe një politikë monetare të përshtatshme e të moderuar, të forcojë efektin e kombinuar të politikave ekzistuese dhe atyre të reja, të rrisë rregullimin kundërciklik e ndërciklik dhe të përmirësojë efektivitetin e qeverisjes makroekonomike. Po ashtu, në mbledhje u kërkua të thellohet reforma për të forcuar energjinë dhe dinamizmin e zhvillimit me cilësi të lartë, të zgjerohet hapja ndaj botës, duke promovuar bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella në shumë fusha, të forcohet zhvillimi i koordinuar, duke nxitur integrimin urban–rural e ndërrajonal dhe të zbatohen udhëzimet lidhur me objektivat e “karbonit të dyfishtë”, duke nxitur një tranzicion të plotë drejt zhvillimit të gjelbër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More