Sali në Bruksel takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të BE, Gert Jan Koopman

Nga B.M
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 3 shkurt – Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, realizoi në Bruksel një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, z. Gert Jan Koopman.

Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, progresin e arritur në fushën e digjitalizimit, si dhe reformat kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian. U theksuan përfitimet konkrete për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, përfshirë anëtarësimin në Zonën e Vetme Evropiane të
Pagesave (SEPA), si dhe avancimin e iniciativave digjitale, përfshirë projektin WiFi4WB.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime mbi kërkesën e tretë për lirimin e fondeve në kuadër të Agjendës së Reformave, ecurinë e zbatimit të udhërrëfyesve reformues, si dhe sfidat aktuale lidhur me Sistemin e Hyrje/Daljes dhe politikat tregtare të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe koordinimit efektiv ndërinstitucional për realizimin me sukses të objektivave të përbashkëta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër