Enti i Revizionit zbulon shkelje financiare në Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024

Nga B.M
557 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shkurt – Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar disa parregullsi në Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024. Sipas tyre, edhe përskaj rekomandimeve që Revizioni kishte dhënë më vitin 2022, Mbrojtja nuk ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për regjistrimin e aseteve fikse, burimeve materiale dhe financiare, nuk ka përcaktuar të dhënat financiare të prokurimit dhe shpenzimit të stokut të materialeve, pjesëve rezervë dhe inventarit të vogël.

Për kërkesat për avanset e dhëna në bazë të detyrimeve dhe taksave doganore për importin e pajisjeve dhe pjesëve, nuk është ofruar asnjë provë se pjesët e blera janë pranuar, detyrimet ndaj furnitorëve nuk paraqiten plotësisht në pasqyrat financiare; kompensimet sipas Marrëveshjeve kolektive janë paguar pa dokumente të duhura dhe ka mospërputhje në angazhimin e personave me kontratë për punë.

Revizioni ka konstatuar që as metoda e rimbursimit të fondeve që Ministria e Mbrojtjes paguan për përdorimin e shërbimeve për Delegacionin e Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nuk është e rregulluar.

Mbrojtja në vitin 2024 nuk ka pasur akt për pagesën e shpërblimeve në para për punonjësit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Ushtrisë kurse janë identifikuar edhe parregullsi në zbatimin e procedurave të prokurimit publik dhe në zbatimin e kontratave të lidhura.

Për disa nga shërbimet që Ministria e Mbrojtjes u ofron organeve të tjera shtetërore, nuk janë lidhur kontrata për të rregulluar të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella.

Parregullsi ka pasur edhe në të dhënat për furnizimin dhe konsumin e ushqimit si dhe për mjetet që mblidhen nga shitja e produkteve në pikat e shitjes në Shtëpinë e Armatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër