Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Thomas Muller, ka ndarë mendimet e tij mbi ndikimin e mundshëm që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të kenë në ekipet e tyre kombëtare gjatë Kupës së Botës 2026.
Kupa e Botës fillon sot (e enjte) me ndeshjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut nga ora 21:00 dhe tashmë shumë parashikime janë dhënë rreth fituesve të mendshëm.
Megjithatë, tani kanë filluar edhe parashikimet për lojtarët që mund të kenë ndikim të madh në këtë Botëror dhe njëri nga ta është Muller, i cili është skeptik mbi paraqitjet vendimtare të dy legjendave, Messi dhe Ronaldo.
“E gjej tepër interesante. Jam mjaft skeptik dhe mezi pres të shoh se si do të zhvillohet e gjitha me shumë interes”, ka thënë fillimisht Muller.
“Me Ronaldon në ditët e sotme, ai sigurisht që ende zotëron cilësitë e nevojshme në finalizim, por në mbrojtje, në fakt po luan me dhjetë lojtarë e gjysmë”.
“E kam parë Messin në MLS. Kur topi është në këmbët e tij, është ende një kënaqësi ta shikosh. Ai mbetet tepër i vështirë për t’u mbrojtur. Kjo cilësi nuk do të zhduket kurrë”.
“Megjithatë, lojtarët më të rinj janë thjesht në një nivel krejtësisht të ndryshëm nga pikëpamja fizike”, vuri në dukje ish-lojtari i kombëtares gjermane.
