Tragjedi në Bahamas, nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bahamas, 24 tetor Zhurnal.mk – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bahamas, ku një grua britanike 36-vjeçare ka humbur jetën teksa përpiqej të shpëtonte dy djemtë e saj, të cilët po i merrte rrjedha e fortë e detit.

Sipas policisë, gruaja ndodhej me bashkëshortin dhe dy fëmijët pranë ishullit Bimini, ku po eksploronin botën nënujore me maska zhytjeje. Në një moment, një rrymë e fuqishme detare mori me vete dy djemtë, duke i vënë në rrezik jetën.

Nëna u hodh menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar, por edhe ajo u rrëmbye nga rrjedha. Dy fëmijët arritën të shpëtoheshin, ndërsa 36-vjeçarja u nxor nga uji në gjendje kritike.

Asaj iu dha ndihma e parë dhe iu krye reanimacion kardiopulmonar, përpara se të transportohej në një klinikë lokale. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja u shpall e vdekur.

Policia e Bahamas ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ka përjashtuar paraprakisht dyshimet për një veprim kriminal. Një autopsi pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Ministria e Jashtme britanike ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe ka konfirmuar se po bashkëpunon me autoritetet vendase për t’u ofruar mbështetje të afërmve të viktimës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër