Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka njohuri për nënën, ka pretendime se është zhdukur

Nga Xh M
59 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Malishevë, 17 prill Zhurnal.mk – Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja lidhur me rastin tragjik ku humbën jetën tre persona. I pyetur nëse nëna e fëmijëve ka qenë në vendin e ngjarjes, ai tha se deri më tani nuk ka informacione të sakta për vendndodhjen e saj.

“Sipas informatave që kemi, askush nuk ka njohuri të saktë për nënën. Ka pretendime se ajo është zhdukur, madje disa thonë se është raportuar si e zhdukur”, u shpreh Krasniqi.

Megjithatë, ai theksoi se, me vendim të gjykatës, kujdestaria e fëmijëve i ishte dhënë babait.

“Prej rreth dy vitesh, nëna nuk ka jetuar me ta, ndërsa ata kanë qenë nën përkujdesjen e babait”, shtoi ai në emisionin “Kosova Live” në T7 .

Sipas tij, për këtë arsye, nëna nuk është parë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka pasur prezencë as pas ndodhjes së tragjedisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër