Prishtinë, 17 prill Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe procesin e organizimit të brendshëm të partisë.
Në këtë mbledhje, kryetari i këtij subjekti politik, Bedri Hamza dhe kryesia vendosën që të thërrasin mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill.
Pas kësaj mbledhjeje, PDK ka njoftuar se do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët.
“Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre”, thuhet në një njoftim të këtij subjekti politik.
