Zagreb, 17 prill Zhurnal.mk – Kroacia shpreh interes për t’u përfshirë në industrinë shqiptare të prodhimit të dronëve luftarakë. Deklarata vjen nga ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, në takimin në Zagreb me homologun shqiptar, Ermal Nufi, ku u ra dakord për vijimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake dhe zhvillimin e teknologjive moderne të mbrojtjes.
“Lidhur me projektet specifike që diskutuam, ato kryesisht kanë të bëjnë me prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot, dronëve si dhe sisteme të tjera që përdoren në luftën moderne. Aktualisht Shqipëria po zhvillon dronët e saj në bashkëpunim me disa kompani të huaja. Sigurisht që ka vend edhe për angazhimin e kompanive tona, sepse ne jemi një nga shtetet udhëheqëse brenda NATO s sa i përket prodhimit dhe shpërndarjes së dronëve FPV. Ne do të kemi së shpejti për këtë qëllim një takim mes kompanive shqiptare dhe kroate të mbrojtjes”.
