Trajanovski: Njerëzit e VMRO-së që sot janë në pushtet janë eshaloni i tretë i Gruevskit

nga Xh M

Shkup, 2 shkurt – Nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Trajanovski, në një intervistë për Racin.mk deklaron se në periudhën pas kongresit të LSDM-së do të ketë një përballje politike të fuqishme, sepse qytetarët presin që dikush t’i kundërvihet kësaj qeverie, duke e cilësuar pushtetin aktual si plotësisht antipopullor.

Sipas Trajanovskit, njerëzit që sot janë në pushtet përfaqësojnë eshalonin e tretë nga koha e Nikola Gruevskit, ndërsa takimet e liderëve të organizuara nga Hristijan Mickoski janë vetëm një alibi për papërgjegjshmërinë e qeverisë.

“Këta njerëz që sot janë në pushtet janë të gjithë eshaloni i tretë nga koha e Gruevskit. Ajo matricë e të menduarit nuk mund të ndryshohet. Ne jemi këtu për ta theksuar këtë dhe për të luftuar kundër saj. Si do të luftojmë dhe si do ta prezantojmë këtë para qytetarëve, kjo është përgjegjësia jonë dhe qytetarët do ta shohin këtë,” thekson Trajanovski në intervistë.

Ai e cilëson si politikën më të keqe injorimin e kërkesave të qytetarëve nga ana e qeverisë dhe vlerëson se protesta masive e sindikatave tregoi se qeveria po e humb kontrollin mbi shtetin.

Sipas Trajanovskit, vetë-bllokimi është orientimi kryesor i kësaj qeverie dhe nga politikat e saj nuk vuajnë as Bashkimi Evropian, as Bullgaria dhe Greqia, por dëmtohet drejtpërdrejt Maqedonia.

“Nuk ka fyerje më të madhe për popullin tënd sesa ta detyrosh atë të nxjerrë pasaportë bullgare për të hapur kompani bullgare, vetëm që të mund të sigurojë më lehtë një copë bukë jashtë vendit ose në Bashkimin Evropian,” thekson nënkryetari i LSDM-së, Aleksandar Trajanovski, në intervistën për Racin.mk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More