Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 tetor Zhurnal.mk – Policia e gjitha në terren në protestën e sotme. Në orën 14:00 është thirrur protestë kombëtare, ku sipas informacioneve, pritet të ketë më shumë tubues se në ditët e shkuara.

Nisur nga precedentët e javës së shkuar, nuk përjashtohet mundësia që edhe në këtë protestë të ketë dhunë dhe trazira.

Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime.

Në ditët e shkuara kemi parë një taktikë ndryshe të policisë, që nuk i ka lënë të grumbullohen në një pikë të caktuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër