Strumicë, 18 për qind – Vitin e kaluar, duke i përcjellë të gjithë tremujorët në krahasim me vitin 2024 dhe raporti i fundit konfirmoi trende pozitive në bujqësi. Sipas të dhënave zyrtare, blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e fundit arrijnë në 122,5 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 15 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarië dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga Strumica, ku ishte në takim me prodhuesit dhe blerësit e lakrës verore të këtij rajoni.
Ai shtoi se rritja nuk ka të bëjë vetëm me çmimet blerëse dhe shitëse, por edhe me rritjen e sasisë së produkteve bujqësore
“Sipas tabelave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, pothuajse të gjitha produktet bujqësore kanë shënuar rritje të sasive. Rrushi, gruri dhe mollët bien në sy në veçanti, si dhe prodhimi blegtoral, veçanërisht rritja e derrave, deleve dhe prodhimi i mishit të gjedhit”, shpjegoi Tripunovski.
Ai shtoi se rritja e sasive është vërejtur edhe tek kulturat e tjera bujqësore, që është një tregues i rëndësishëm se viti 2025 mund të vlerësohet si i suksesshëm, me intensitet të shtuar si në blerjen ashtu edhe në eksportin e produkteve bujqësore.

Në takim me prodhuesit dh blerësit e lakrës pranverore, blerja e së cilës do të fillojë të intensifikohet nga mesi i muajit të ardhshëm, ministri Tripunovski tha se sot është këtu që të bisedojë dhe të shihet se çfarë është interesi, cilat janë planet për sasi të cilat planifikohet t’i blejnë, nga ana tjetër janë edhe bujqit t’i dëgjojë se cila është gjendja në terren.
Ndryshe, sipas prodhuesve këtë vit pritet fryt i lakrës pranverore mes 60 dhe 80 mijë tonelata, ndërsa prodhimi fillestar tani për tani blihet 50 denarë për kilogram.
