Shkup, 26 shtator – Shënojmë rritje serioze në prodhimin e rrushit për verë dhe tryezës. Te dhënat tregojnë përparim të konsiderueshëm krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar, vjelja e përgjithshme e rrushit maqedonas ishte rreth 85 milionë kilogramë, prej të cilëve 65 milionë kilogramë u blenë nga bujqit individualë. Deri në ditën e sotme, vjelja e rrushit për verë ka kaluar 96 milionë kilogramë, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Sipas tij, duke pasur parasysh se kemi ende një periudhë blerjeje, në shtatë deri dhjetë ditët e ardhshme do të vazhdojë grumbullimi dhe presim që vjelja të përfundojë me mbi 110 milionë kilogramë rrush për verë.
“Rritja e rendimentit është rezultat i sigurimit në kohë dhe në sasi të mjaftueshme të ujit për ujitje përmes SHA Ekonomia e Ujërave. Me një çmim mesatar blerjeje prej 0,30 eurocentë për kilogram për mbi 110 milionë kilogramë rrush për verë, drejtpërdrejt tek vreshtarët maqedonas do të hyjnë rreth 33 milionë euro. Çelësi i suksesit qëndron jo vetëm në rritjen e çmimeve të blerjes, por edhe në rritjen e njëkohshme të sasisë së prodhimit të rrushit”, tha Tripunovski në podkastin “Proveritas”.