Trump: Evropa nuk ishte pranë nesh gjatë konfliktit me Iranin

Nga D. V.
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 23 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar disa aleatë evropianë të NATO-s, duke i akuzuar se nuk i mbështetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë përballjes me Iranin.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump tha se SHBA-ja ka shpenzuar për vite me radhë shuma të mëdha për mbrojtjen e Evropës, por se disa partnerë kryesorë nuk iu përgjigjën thirrjes së Uashingtonit gjatë konfliktit me Iranin.

“U kërkuam të vinin dhe nuk ishin aty për ne”, deklaroi Trump duke veçuar Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italianë.

Megjithatë, Trump nuk sqaroi se çfarë lloj mbështetjeje kishte kërkuar konkretisht nga këto vende.

Presidenti amerikan gjithashtu hodhi dyshime mbi angazhimin e ardhshëm të SHBA-së për sigurinë evropiane.

Ai tha se Uashingtoni shpenzon çdo vit shuma të mëdha për mbrojtjen e vendeve evropiane nga Rusia dhe paralajmëroi se SHBA-ja mund të jetë më pak e gatshme të ndihmojë aleatët nëse ata nuk tregojnë mbështetje reciproke.

Komentet e presidentit amerikan vijnë në prag të vizitës në Uashington të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili pritet të zhvillojë takime me presidentin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga e marta deri të enjten.

Deklaratat e Trump pritet të shtojnë debatet mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin e NATO-s në ndarjen e përgjegjësive të sigurisë mes SHBA-së dhe aleatëve evropianë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër