Mickoski i përgjigjet Taravarit: Garanci më të madhe për rrugën evropiane të vendit sesa prishja e kontratës me Gjokën nuk ka!

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur të komentojë deklaratat e kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, të dhëna në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Qeveri, por vetëm nëse ka garanci të forta për integrimin e vendit në BE dhe për ndryshimet kushtetuese, tha se “garanci më të madhe për rrugën euroatlantike sesa prishja e kontratës me Gjokën nuk ka”.

“Gjëra të tilla nuk diskutohen përmes mediave”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Lidhur me deklaratën e Taravarit se nëse ka garanci për rrugën evropiane të vendit dhe ndryshimet kushtetuese, Mickoskit tha se garanci më të madhe sesa ndërprerja e marrëveshjes me “Gjoka Construction” nuk ka.

“Nuk ka garanci më të madhe për rrugën e integrimit evropian sesa ndërprerja e marrëveshjes me “Gjoka Construction”, shtoi Mickoski.

artikuj të ndërlidhura