Trump lëshon paralajmërim të ri për Iranin, kërcënon të sulmojë përsëri

nga D. V.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të godiste përsëri vendet bërthamore iraniane “nëse është e nevojshme”, duke përsëritur paralajmërimin e tij ndaj Teheranit se duhet të heqë dorë nga ambiciet e tij për të vazhduar pasurimin e uraniumit.

Trump vuri në dukje komentet e Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhënë prezantuesit të Fox News, Brett Baier, në të cilat diplomati përshkroi ashpërsinë e dëmit të shkaktuar nga sulmet e SHBA-së në objektet kryesore bërthamore të vendit të tij.

Araghchi tha se objektet e pasurimit ishin “shkatërruar”, transmeton Telegrafi.

“Sigurisht që janë shkatërruar, ashtu siç thashë, dhe ne do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të hënën, duke kritikuar mbulimin e mëparshëm mediatik që kishte vënë në pikëpyetje nivelin e dëmit të shkaktuar.

Por Araghchi tha gjithashtu se Irani planifikon të vazhdojë pasurimin e uraniumit kur të jetë përsëri në gjendje, duke e quajtur atë një burim “krenarie kombëtare”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More