Në muajin janar u regjistruar rritje e çmimeve edhe në hotelet e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Rritje më e theksuar u regjistruar te pijet alkoolike për 9.1 %.
“Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin janar të vitit 2026 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 3.4%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke përkujtuar që gjatë vitit 2025 kishte pasur rritje për 4.8 përqind në krahasim me vitin 2024.
Krahasuar me muajin paraprak, në janar u regjistruar rritje vetëm për 0.2 përqind, ashtu që te ushqimi kemi rritje për 0.3 përqind, ndërsa te pijet alkoolike për 0.2 përqind.

