Maqedonia e Veriut gjysmën e shkëmbimit tregtar e ka kryer me pesë shtete, dy janë nga rajoni

Nga admin
578 e lexuar
A+A-
Rivendos

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 ka regjistruar rritje të eksportit për 3.01 % dhe rritje të importit për 4.46 %, krahasuar me vitin paraprak.

“Sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.8% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 58.9% në totalin e këmbimit”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në vitin 2025 u regjistruan 8 008 199 000 euro eksporte, ndërsa 11 545 413 000 euro importe, duke shkaktuar deficit tregtar 3 114 276 000 euro.

Maqedonia e Veriut më së shumti ka eksportuar katalizatorë, grupe telash për automjete, aeroplanë ose anije, ndërsa ka importuar vajrat e naftës dhe metalet e platinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër