Prishtinë, 5 Maj, zhurnal.mk – Shkarkimi i Sokol Havollit nga pozita e drejtorit të Investimeve Kapitale në Kryeqytet ka nxitur reagime dhe ka rihapur debatet për raportet brenda LDK-së në Prishtinë, sidomos pas konfirmimit të kësaj të fundit që mohoi publikisht se ka marrëveshje me PDK-në apo me ndonjë parti tjetër për bashkëqeverisje në kryeqytet.
Havolli, i cili u shkarkua të hënën (4 maj), ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook komunikatën e LDK-së.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se Pllana do të ketë rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore.
“Zyhrije Pllana emërohet në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale, duke marrë përsipër një rol të rëndësishëm në udhëheqjen dhe realizimin e projekteve zhvillimore”, ka shkruar Rama.
Ndërkaq, Havolli e konfirmoi shkarkimin e tij po të hënën, duke thënë se ishte njoftuar për ndryshime pas një takimi me Ramën.
