277
Poezi nga: Alejandra Pizarnik
Përktheu: Bajram Karabolli
I
Gjaku kërkon të ulet
I kanë vjedhur arsyen e dashurisë.
Mungesë lakuriqe.
Hutohem, dalldisem.
Ç’do t’i thosha botës nëse Zoti
do ta kishte braktisur ashtu?
II
Pa ty
dielli bie si një i vdekur i braktisur,
pa ty
e marr veten në krahët e mi
dhe e shpie në jetë
për të lypur afsh.
