Gjiganti turk synon Bruno Fernandes

Nga D. V.
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Galatasaray po planifikon një afat kalimtar mjaft ambicioz dhe kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, qëndron në krye të listës së dëshirave.

Sipas raportimeve nga Sky Sport DE, gjiganti turk synon të përforcojë skuadrën me një mesfushor ofensiv (nr. 10) dhe një mesfushor qendror (nr. 6).

Fernandes përshkruhet si “objektivi i ëndrrave” për klubin, i cili kishte shprehur interes edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Galatasaray pritet të rikthejë kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit gjatë verës, megjithatë transferimi konsiderohet jashtëzakonisht i vështirë.

Arsyeja kryesore lidhet me faktin se Manchester United ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2026/27, çka e bën pak të mundshme që Fernandes të largohet drejt kampionatit turk.

Interesimi për portugezin është i kuptueshëm, duke parë formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon.

Ai ka regjistruar 19 asistime në Ligën Premier, shtatë më shumë se rekordi i tij i mëparshëm në elitën angleze, duke mbetur vetëm një asistim larg rekordit historik të një sezoni, që mbahet nga Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne.

Përveç kësaj, Fernandes ka shënuar edhe 8 gola në kampionat këtë edicion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër