U shkri Komisariati i Sarandës dhe përfundoi në pranga shefi i policisë, beach bari ishte pajisur me leje nga KKT një vit më parë

Nga Xh M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sarand;, 17 maj Zhurnal.mk – Një operacion i zhvilluar nga Policia e Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 shtetasve që punonin në një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1 të qytetit, ndërsa janë ndaluar edhe 4 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre dhe mosveprim ndaj paligjshmërisë. Mes tyre ishte edhe shefi i policisë Sarandë Gëzim Bashllari. ndërkohë u ndaluan: Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin; Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Ndërkohë duket se ndërtimi pa leje që “shkriu” komisariatin e Sarandës, në fakt rezulton të jetë me leje.

Në plazhin që ndodhej para tokës së shtetases Arjola Bajo (Dhrami), ka ekzistuar edhe vitin e kaluar një plazh me leje nga Agjensia e Bregdetit, në të cilin ka qenë i ndërtuar edhe një Beach Bar, i cili kishte leje nga KKTU me nr. 52 datë 28.05.2025, konkretisht “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit për objektin: Strukturë shërbimi”, kjo në funksion të parcelës së plazhit me nr. SR-41 me sipërfaqje 389 m2. Madje sipas burimeve, në leje përcaktohej përveç Beach Bar-it, edhe platformë sistemimi me sipërfaqje 110 m2.

Zonja Bajo, e cila ndodhet në kërkim dhe që jeton jashtë vendit pasi është emigrante, është deklaruar e gatshme të japë shpjegime mbi rastin, ndërsa pretendon se në zonë thjehstë po bëheshin sistemimet e fundit para nisjes ssë sezonit të ri turistik. Bajo e ka trashëguar tokën me sipërfaqje 1200 m2 pranë plazhit në 1999, pasi babai i saj ndërroi jetë.

Plazhi dhe Beach Bari kanë mbajtur emrin “Azur Beach Bar” dhe kanë funksionuar si të tillë gjatë gjithë sezonit veror 2025, duke pasur fluks pushuesish.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër