VLEN: Kundër kujt protestojnë fëmijët e funksionarëve të BDI-së? Kundër prindërve të tyre?

Nga Xh M
457 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 maj Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim se po tenton të instrumentalizojë studentët (protestat) për interesa politike dhe rikthim në skenën politike.

Në reagimin e tyre, nga VLEN thonë se “i gjithë opinioni tashmë e ka kuptuar se disa ‘studentë’ i janë futur lojës së pistë të BDI-së”, duke pretenduar se protestuesit nuk përfaqësojnë interesat reale të studentëve, por agjendën politike të partisë opozitare shqiptare.

Sipas tyre, protestat po përdoren për “t’i rikthyer në jetë” figurat e BDI-së, si Bujar Osmani, Blerim Bexheti dhe Talat Xhaferi, për të cilët thonë se “shqiptarët i përzunë me votë”.

Nga VLEN akuzojnë se pas 20 vitesh në pushtet, BDI nuk arriti ta zgjidhë çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ndërsa tani, sipas tyre, po përpiqet të mobilizojë të rinjtë dhe fëmijët e funksionarëve të saj për protesta politike.

“Pyetja është e thjeshtë: kundër kujt po protestojnë? Kundër prindërve të tyre”, thuhet në reagim.

Koalicioni vlerëson se kjo “lojë politike” është “e tejdukshme dhe e dështuar që në nisje”, duke shtuar se nuk do të lejojë që studentët të përdoren për interesa partiake.

Nga VLEN premtojnë se do ta zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, si dhe temat e tjera që, sipas tyre, kanë mbetur të pazgjidhura nga qeverisja e mëparshme e BDI-së.

“Koha e agallëkut politik ka marrë fund. Studentët nuk janë pronë e BDI-së, e as gomë shpëtimi për funksionarët e dëshpëruar të një partie të shkërmoqur”, thuhet në fund të reagimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër