UEFA zbulon gjyqtarët për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

UEFA ka publikuar zyrtarisht ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen e rëndësishme të “play-off”-it ku përfshihet Kosova, e cila do të zhvillohet më 26 mars 2026 nga ora 20:45 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.

Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari nga Norvegjia, Espen Eskas, një emër i njohur në arenën evropiane. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin.

Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar skocezi Nicholas Walsh, ndërsa teknologjia VAR do të jetë nën mbikëqyrjen e holandezit Rob Dieperink, i ndihmuar nga Clay Ruperti.

Ky delegim vjen në prag të një ndeshjeje me peshë të madhe për Kosovën, ku çdo vendim mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugëtimin drejt suksesit.

Tashmë gjithçka është gati për një mbrëmje tensioni dhe emocioni në arenën ndërkombëtare, me Dardanët që shpresojnë në fitore për të luajtur pastaj finalen në “Fadil Vokrri” ndaj Turqisë ose Rumanisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër