Ukrainasit rrëzojnë helikopterin ushtarak rus mbi Detin e Zi

Nga D. V.
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Marina ukrainase ka njoftuar se ka arritur të shkatërrojë një helikopter ushtarak rus Ka-27 mbi Detin e Zi.

Marina ukrainase falë koordinimit me organet e tjera ka arritur ta lokalizojë dhe shkatërrojë fluturaken ruse.

Ky helikopter zakonisht përdoret nga rusët për mbikëqyrje, sulm dhe madje transportim të trupave thellë në vijën e frontit.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me numrin e ushtarëve rusë që mund të kenë qenë brenda helikopterit.

Që nga fillimi i luftës, ukrainasit kanë arritur që qindra fluturake të tilla të shkatërrojnë në pjesë të ndryshme të territorit ukrainas. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër