Verdikti i Speciales, OVL-UÇK mblidhet sot

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Pas vendimit të Gjykatës Speciale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhje e pastaj edhe konferencë për media.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale”, thuhej dje në njoftimin e OVL UÇK-së.

Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 13:30, OVL-UÇK do të mbajë konferencë për media, ku do të bëhet i ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet e mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër