VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Edhe një e arritur historike e qeverisjes VLEN. Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë, për herë të parë, bëhet bibliotekë universitare. Studentët dhe profesorët do të kenë më shumë mundësi për të studiuar dhe për të bërë punë shkencore.

Me propozim të ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, u miratua vendimi që zgjeron veprimtarinë e bibliotekës. Kjo do t’u mundësojë studentëve, profesorëve dhe hulumtuesve të shfrytëzojnë më gjerësisht literaturën dhe shërbimet e saj.

Përgatitja për provime, shkrimi i një teme diplome apo puna për një hulumtim shkencor kërkojnë literaturën e duhur. Me statusin universitar, biblioteka do të mund t’u përgjigjet këtyre nevojave, duke vazhduar t’u shërbejë edhe të gjithë qytetarëve.

Pas çdo studenti qëndron edhe mundi i familjes së tij. Po punojmë që studentët dhe familjet e tyre të kenë mbështetjen e duhur dhe të rinjtë mundësi për t’u zhvilluar këtu, në vendlindje. Për këtë jemi në qeverisje dhe për këtë punojmë çdo ditë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër