VLEN po bënë veprim historik – ndryshe nga e kaluara kur shqiptarët përçaheshin, kësaj radhe bashkohen!

nga Redaksia

Shkup, 30 prill – Përfundimisht është “thyer akulli” dhe katër parti të koalicionit VLEN kanë vendosur të funksionojnë si një parti e vetme politike. Ky akt mund të vlerësohet historik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse deri tani partitë vetëm se janë përçarë dhe nuk ka ndodhur që të bashkohen. Bashkimi i partive gjithmonë ka qenë peng e inateve, kryeneçësisë dhe interesave të ngushta personale, por kësaj radhe të gjithë liderët e kanë tejkaluar vetveten dhe kanë vendosur që të dëgjojnë zërin e popullit dhe t’i thirrin mendjes se vetëm të bashkaur mund të ecin përpara, shkruan Zhurnal.mk .

VLEN formon kryesinë e përbashkët

Mbrëmë përfaqësues të katër partive, LD e Izet Mexhitit, BESA e Bilall Kasamit, Alternativa e Zeqirija Ibrahimit dhe Bekim Qoku, si përfaqësues i Vetëvendosjes, kanë vendosur që të formojnë kryesinë e përbashkët.

Pas këtij takimi të gjitha aktivitetet publike të partive pjesëmarrese do të jenë në moratorium.

VLEN vendosi që kryesia të jetë organi i parë i përbashkët dhe gjithçka do të jetë nën logon e koalicionit. Në takimet e ardhshme do të ngrihen organet tjera, drejtuesit e VLEN-it dhe shefat e shtabeve zgjedhore. Ndërkaq, grupi parlamentar vazhdon me deputetët që do të mbështesin këtë grup parlamentar.
Në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flitet edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Nga dita e djeshme ka filluar homogjenizimi dhe ngritja e strukturave të përbashkëta.
Ditë më parë, Arben Taravari i ASH-së tha se në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të veçanta për këshilltarë komunal dhe se nuk do të jetë pjesë e koalicionit VLEN.

Kush janë 23 anëtarët e kryesisë së VLEN!

Kryesia e re e “Vlen”-it do të përbëhet nga 23 anëtarë. Për anëtarë të kryesisë së re të “VLEN”-it nga Lëvizja Demokratike pritet të propozohen Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Saranda Imeri Stafai, Merita Kolçi Koxhaxhiku dhe Feride Haxhiu. Nga Besa, për anëtarë do të propozohen Bilall Kasami, Fatmir Limani, Blerim Sejdiu, Melinda Rashidi, Hasim Murtezani, Sedat Sulejmani dhe Fadil Zendeli. Ndërkaq nga ana e Alternativës do të propozohen – Zeqiria Ibrahimi, Amir Elezi, Afan Elezi, Arben Llabënishta, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini, Bashkim Murtezi. Edhe deputeti i Vetëvendosjes së kryeministrit kosovar, Albin Kurti, Bekim Qoku do të jetë pjesë e kryesisë dhe ai pritet ta propozojë edhe Jusuf Sopin.

VLEN do të rezultojë vlera

Bashkimi i katër partive shqiptare në një parti të vetme është një vlerë e shtuar në politikbërjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kjo konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për më shumë fuqi politike të shqiptarëve. Bashkimi i VLEN-it jep edhe një sinjal mjaft pozitiv, i cili nënkupton që në të ardhmen shqiptarët do të dinë të kanalizojnë politikat e tyre në rrugën e duhur. Në kampin politik shqiptar, krijohet shpresa se tanimë shqiptarët do të dinë që udhëheqin të bashkuar pa pasur nevojë që të jenë gjithmonë të margjinalizuar dhe të përçarë për çështje të ulëta politike.

VLEN duhet të përcjellë vlera të reja, të jet shpresë dhe të dëshmojë se është në drejtimin e nevojshëm, duke mbrojtur intereisn kombëtar dhe duke punuar për të mirën e gjithë qytetarëve.

Të bashkuar, VLEN do të arrijnë të bashkojnë më shumë qytetarë të ndershëm rreth tyre dhe të rriten edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

Nëse i mbajnë parimet dhe premtimet e tyre për transparencë, ndershmëri dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve, përpara interesave personale, do të arrijnë të jenë forcë e pathyeshme politike.//Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More