VLEN: Po ofrojmë 10 mijë mundësi të reja pune për një të ardhme në vendlindje, jo në mërgim

Nga D. V.
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 qershor, Zhurnal.mk – Miratimi i Planit Operativ për punësim për vitin 2026 është një tjetër dëshmi se VLEN po ndërton politika që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Plani Operativ, i promovuar në kuadër të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bashkë me drejtorin e Agjencisë për Punësim, Adnan Ejup, përmban një investim prej 40 milionë eurosh dhe do të ketë më shumë se 10 mijë përfitues, duke u kthyer në mbështetje reale për mbi 10 mijë familje që jetojnë dhe kontribuojnë në Maqedoninë e Veriut.

Përmes mbështetjes për vetëpunësim, sipërmarrësi, trajnime profesionale dhe vende të reja pune, krijohen mundësi konkrete për të rinjtë, gratë dhe të gjithë ata që kërkojnë një perspektivë më të sigurt ekonomike.

Qëllimi ynë si VLEN është i qartë: të rinjtë shqiptarë të mos e shohin të ardhmen jashtë Maqedonisë së Veriut si të vetmen mundësi. Ata duhet të kenë arsye për të qëndruar, për t’u kthyer, për të investuar, për të krijuar familje dhe për të ndërtuar një jetë dinjitoze në vendin e tyre.

Plani Operativ 2025 u shndërrua si një nga asetet më të fuqishme të VLEN-it. Mijëra të rinj e të reja po fitojnë mundësi për punë dhe mbështetje, meqë parandalimi i migrimit nuk bëhet me fjalë, por me vende pune, mbështetje për bizneset dhe mundësi të barabarta për zhvillim.

Me Planin Operativ 2026 vazhdojmë të njëjtin vizion, duke krijuar shpresë, siguri dhe perspektivë për çdo qytetar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër