Votohet marrëveshja për qasje në Arsimin e Lartë

Nga D. V.
296 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 prill – Zhurnal.mk – Me  81 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja për qasje në Arsimin e Lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku tregoi dobitë nga kjo marrëveshje.

“Përmes kësaj, lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, duke hequr pengesat administrative dhe duke afruar standardet akademike ndërmjet shteteve pjesëmarrëse të rajonit.

Qëllimi i marrëveshjes është të sigurojë qasje më të lehtë dhe të barabartë të të diplomuarve nga arsimi i mesëm dhe të studentëve të shteteve palë të marrëveshjes, që dëshirojnë të fillojnë studimet e tyre në institucionet publike të arsimit të lartë. Marrëveshja vlen në të gjitha nivelet e arsimit të lartë dhe përfshin institucionet publike të akredituara në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar mundësi më të mëdha për mobilitet akademik dhe bashkëpunim ndërshtetëror.

Disa nga përfitimet që sjell kjo marrëveshje janë: Rritja e cilësisë në arsimin e lartë. Thjeshtimi i procedurave administrative. Krijimi i mundësive të barabarta për studentët tanë për të studiuar në universitetet në rajon“, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër