“Xavi ka të drejtë”, ish-drejtori sportiv i Barcelonës mbështet pretendimet për rikthimin e Messit

Nga D. V.
742 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Polemika të reja kanë dalë në pah rreth rikthimit të dështuar të Lionel Messit te Barcelona në vitin 2023, pas pretendimeve kontradiktore nga figurat e përfshira në atë kohë.

Ish-trajneri i Barçës, Xavi, deklaroi së fundmi se La Liga e kishte miratuar rikthimin e Messit dhe fajësoi presidentin e klubit, Joan Laporta, për bllokimin e transferimit.

“Leo u transferua… kishim dritën jeshile nga La Liga, por ishte presidenti ai që i prishi të gjitha”, tha Xavi, duke shtuar se Messi nuk u rikthye sepse “presidenti nuk e do atë”.

Presidenti i LaLigës, Javier Tebas, e hodhi poshtë shpejt atë version, duke këmbëngulur: “Nuk është e vërtetë. La Liga nuk autorizoi asgjë”.

Megjithatë, ish-drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, tani e ka mbështetur rrëfimin e Xavit.

“Xavi ka të drejtë. Na thanë se e kishin autorizuar. Xavi ka të drejtë”, tha Alemany, duke rindezur debatin se pse nuk u realizua kurrë rikthimi i argjentinasit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër